Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 37 mijë - NACIONALE

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 37 mijë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Numri i të vdekurve ka kaluar mbi 37,000, raporton Reuters.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e tmerrshme në Turqi dhe Siri ka kaluar 37 mijë. Tërmeti tronditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë, sot është dita e tetë me radhë që vazhdojnë operacionet e dëshpëruara të shpëtimit. Shpresa se do të gjenden më shumë të mbijetuar po zvogëlohet.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.

19300 viktima të tërmetit po qëndrojnë aktualisht në spitalet turke

Të paktën 19.300 viktima të tërmetit po trajtohen aktualisht në spitalet në Turqi, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë. 3,636 persona janë në njësitë e kujdesit intensiv. Të paktën 8851 pacientë iu nënshtruan operacionit dhe disa prej tyre tashmë kanë dalë nga spitali. /Nacionale/

Lajme të ngjashme