Numërimi i votave, KQZ jep detaje: Deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime.
Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka treguar disa detaje rreth procesit të numërimit të votave.
“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.