"Nuk vozita": Arsyetimi banal i Durmishit për rripin e sigurisë demantohet keq nga vet videoja - NACIONALE

"Nuk vozita": Arsyetimi banal i Durmishit për rripin e sigurisë demantohet keq nga vet videoja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka publikuar një video së bashku me zëvendësin e tij, Hysen Durmishi rrugës për në Gjilan, për të vizituar punimet në autostradën e Gjilanit.

Aliu ka publikuar video nga vetura, ku shofer është Durmishi dhe i njëjti është duke vozitur pa rripin e sigurimit.

Për këtë gjë ka reaguar zëvendësministri Durmishi në Facebook-un e tij, ku ka thënë se kjo video është bërë në “në punishte pra në vendin ku po zhvillohen punimet në autoudhën Prishtinë - Gjilan dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve sepse është e mbyllur për komunikacion”, ani pse në video shihet një veturë e bardhë gjersa tejkalon afër tyre.

Ai tutje ka thënë se nuk ka qenë duke vozitur, mirëpo në video shihet qartë se Durimishi ishte duke vozitur.

Po e shoh që qenka bërë e madhe kjo qështja e rripit të sigurisë. Video është bërë në punishte pra në vendin ku po zhvillohen punimet në autoudhën Prishtinë - Gjilan dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve sepse është e mbyllur për komunikacion. Unë aty nuk kam qenë duke vozitur por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video.” – është arsyetuar Durmishi.

Ai tutje ka thënë se është i gatshëm që të paguaj gjobën nëse ka shkaktuar rrezik në komunikacion.

“Nëse konsiderohet që kam shkaktuar ndonjë rrezik në komunikacion jam i gatshëm që të paguaj gjoben. Konsideroj që më e rëndësishme është mesazhi që jepet në atë video për një projekt shumë të rëndësishëm që po jetësohet pra rruga Prizren - Tetovë.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme