Aliu e Hyseni lajmërohen me video-mesazh nga vetura, tregojnë që po vizitojnë punimet në autostradën e Gjilanit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bashkë më zëvendësin e tij, Hysen Durmishi, janë paraqitur nga vetura e tyre me një video-mesazh në të cilën tregohet se janë rrugës për të parë nga afër punimet në autostradën e Gjilanit.
Në këtë video, Aliu tregon edhe lajmin për vendimin për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të madh të rrugës Prizren-Tetovë.
“Përkundër sfidave dhe telasheve të trashëguara, po angazhohemi maksimalisht që projektet të marrin drejtimin e duhur.” – ka shkruar ndër të tjera në videon e postuar në Facebook-un e Aliut.
VIDEO: