"Nuk po kërkoj mbështetje për kryeministrin": Escobar flet për porositë që ia la opozitës në Kosovë
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar qëndrimin e opozitës ndaj Propozimit Evropian.
Escobar në një intervistë për RTV21ka thënë se nuk kërkon që opozita ta mbështet kryeministrin.
Escobar ka thënë se kërkon që të mbështesin vizionin për vendet e tyre për marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Shiko, porosia ime për opozitën ishte e qartë. E kuptoj se për arsye politike ata i kanë dallimet e tyre me kryeministrin. Në Serbi dhe në Kosovë nuk po i kërkoj opozitës që të mbështesin liderët si liderë politikë, por kërkoj që të mbështesin vizionin për vendet e tyre për marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kjo është porosia që ia dhashë opozitës. Nuk po kërkoj mbështetje për kryeministrin, por për një vizion të një Kosovë që mendoj se e ndajnë shumica e njerëzve në këtë vend.” – ka thënë Escobar.
