“Nuk po i lejojnë të komunikojnë as me njëri-tjetrin”, reagime të shumta pas ndalimit të vizitave në Hagë - NACIONALE

“Nuk po i lejojnë të komunikojnë as me njëri-tjetrin”, reagime të shumta pas ndalimit të vizitave në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Hagës ka kërkuar që ish-komandantëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit t’iu ndalohen vizitat e telefonatat.

Kjo pasiqë sipas Prokurorisë, krerët e UÇK-së kanë zbuluar detaje të dëshmitarëve për vizitorë.

Ky vendim i Gjykatës Speciale ka shkaktuar shumë reagime ne vend. Çfarë u tha?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur e shqetësuar me veprimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të ua ndaluar vizitat dhe të telefonatat ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë deklarimeve jashtë rendit ët ditës, në seancën e sotme parlamentare, ajo ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të reagojë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale në Hagë, në mungesë të provave dhe fakteve, për të fshehur motivin politik dhe dështimin e tyre janë duke përdorur metoda të frikshme të shkeljes së të drejtave të njeriut që nga fillimi i punës së kësaj gjykate e deri me vendimin e fundit për ndalimin e vizitave dhe të telefonatave të atyre që po mbahen padrejtësisht prapa grilave. Po i shfrytëzoj këta tre minuta për të apeluar të të gjitha organet kompetente, të organizatat përkatëse, te ky Kuvend dhe të ju qytetarë të nderuar që të reagojmë të gjithë kundër këtyre vendimeve”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se Kosova dhe shqiptarët asnjëherë nuk ju kanë trembur drejtësisë, por dhe nuk e kanë duruar padrejtësinë.

Ky Kuvend e ka votuar këtë gjykatë dhe ky Kuvend duhet i pari të reagojë kur shkelen të drejtat themelore të njeriut. Prandaj është koha e fundit të mendojmë nëse dëshirojmë të heshtim, të nënshtrohemi dhe të turpërohemi apo të tregojmë se kemi krenari shtetërore dhe kombëtare te tregojme qe kemi ligje e kushtetute e ti themi stop padrejtësive në emër të shtetit dhe në emër të popullit. Nëse keni fakte vazhdoni, por nëse nuk keni ndaluni sepse më mirë është të ndaleni se sa të krijoni precedentë të paparë në historinë e gjyqësisë. Ma gjeni një burge ne bote qe bene shkelje kaq flagrante te te drejtave te njeriut perveq Burgut te Guantanamos”, ka thënë Musliu.

E, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, këtë vendim e ka vlerësuar si shkelje të rregullores.

Tutje, ai ka treguar se si Qendra e Paraburgimit në Hagë ia kishte anuluar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi.

Tahiri për FRONTAL të T7, ka treguar viziten ua kanë ndaluar edhe vëllazërve të ish presidentit Thaçi.

Po, e kam pas të konfirmuar vizitën me datën 19, të dielën e kaluar. Sapo kam arritur në Shkup me datën 18, duke bërë checking, kam pranuar një email nga Qendra e Paraburgimit, që vizita e planifikuar bashkë me dy vëllezërit e presidentit është anuluar dhe pa ndonjë arsye.

Kam kërkuar me email nëse ka mundësi të riplainfiikohet të hënën dhe ideja ishte që mund të jetë ndonjë keqplanifikim. Por pas një kohe kemi marrë përgjigje që s’mund të riplainfikoeht vizita”, ka treguar Tahiri.

Ndërsa, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, pretendon se ish-krerët e UÇK-së janë izoluar tërësisht dhe se nuk po lejohen të qëndrojnë as me njëri-tjetrin, gjë për të cilën ka raportuar sot Gazeta Nacionale.

Molliqaj në RTV Dukagjini, tha se shteti i Kosovës do duhej të kërkonte më shumë përgjegjësi nga Gjykata Speciale,

Ka një shtim të përndjekjes të krerëve të UÇK-së. Sa më shumë që rritet padrejtësia dhe rritet edhe përndjekja. Nga ato që u bënë publike, u pretendua shumë, në fund doli se janë mbledhë, kanë fol e kanë lëshu muzikën, gjë që është normale. Ndjenjë më jep që është tendencë për me i thy që nuk besoj se do të ndodhë. Informatat që i kam ndonëse nuk janë të konfirmuara, duket që janë të sakta. Ka mundësi që i kanë izoluar, nuk kanë qasje me njeri-tjetrin, ata kanë qëndru në burg të lirë, gjatë gjithë ditës deri tani”, tha ai.

Kam informacione, nuk është 100% por është informacion kredibil. Nuk është fjala që vetëm ua kanë ndaluar komunikimin me të tjerët por edhe mes vete”, vijoi ai.

Atyre po u shkelen të drejtat, kjo do duhej të ishte alarm. Shteti do duhej të kërkonte përgjegjësi, ka heshtje, edhe nga partitë opozitare me përjashtim te disa deputetë. Gjendja është alarmante”, tha ai.

Lajme të ngjashme