Nuk përmbahet Bahtiri, ia thotë këngës për Isa Boletinin bashkë më “shahirat”
Agim Bahtiri, kandidat i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur një takim në odën e tij.
Të ftuar ishin edhe dy këngëtare të muzikës folklorike.
E natyrisht edhe Bahtiri ia tha këngës, siç mund të shihet në videon e mëposhtme.
Kënga e përzgjedhur ishte për Isa Boletinin, heroin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Isa Boletini ishte zemra e shqiptarit që rreh për liri, fjala e burrit që kurrë nuk përkulet, dhe betimi i një kombi që kurrë nuk dorëzohet” – ka shkruar ai, ndër të tjera.