Nuk ndalet sulmi i pushtetit: Adnan Rrustemi kërkon që Prokuroria t’i hetojë mediat
Nuk po ndalet sulmi nga pushteti i VV-së.
Deputeti Adnan Rrustemi ka kërkuar që Prokuroria t’i hetojë mediat. Kjo pasi sipas tij, mediat boshnjake po raportojnë se kinse dy media në Kosovë paguhen nga Serbia.
Postimi:
Në hulumtimin e mediumit boshnjak ndër tjera aludohet për transaksione milonëshe nga Serbia në portale të Kosovës.
“Slobodna Bosna” shkruan se pas ‘aksioneve’ në Malin e Zi, radha ka ardhur për sulmin mediatik në Kosovë. Sipas kësaj gazete pretendohet se një portal në Kosovë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, ndërsa një portal tjetër ka pranuar transaksion milionësh, me qëllim të publikimit të shkrimeve kritike për qeverinë e Albin Kurtit.
Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur pokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?