‘Nuk mund të mos i bëjmë vetës pyetje’: Ambasadori francez përgjigjet nëse konsiderojnë që Serbia qëndron prapa sulmit - NACIONALE

‘Nuk mund të mos i bëjmë vetës pyetje’: Ambasadori francez përgjigjet nëse konsiderojnë që Serbia qëndron prapa sulmit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot ka kërkuar edhe një herë që të gjitha faktet të vërtetohen, në mënyrë të dilet me një përfundim pas sulmit terrorist në Bajnskë të Kosovës.

Guerot në një intervistë për “KosovaPress”, është pyetur edhe mbi atë se a e konsideron që Serbia është pas këtij sulmi. Ai u deklarua se nuk mund të mos bëhen pyetje, pas numrit të armëve që u gjetën.

Nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje duke pasur parasysh numrin dhe natyrën e pajisjeve të braktisura nga grupi i armatosur. Dëgjuam pikëpamjet e presidentit Vuçiq dhe deklaratat e avokatit të M. Radoiçiq. Ne kërkojmë të vërtetojmë me saktësi faktet.” – ka thënë ai.

Ambasadori francez ka folur edhe për mundësinë e masave, duke mos përjashtuar të njëjtat për verifikimit të të gjitha fakteve.

“Vetëm mund të rikujtoj se Franca nënvizon nevojën për të vërtetuar faktet përmes hetimeve të pavarura, në mënyrë që të nxjerrë përfundime, nëse është e nevojshme, për masat që mund të ndërmerren.” – është shprehur ai.

Lajme të ngjashme