Nuk kalon sërish propozimi i VV-së për votim të fshehtë, ndërpritet seanca - NACIONALE

Nuk kalon sërish propozimi i VV-së për votim të fshehtë, ndërpritet seanca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Serish nuk ka kaluar propozimi i VV-së që kryetari i Kuvendit të zgjidhet me votë të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehati, ka thënë se vetëm 54 deputetë kanë votuar pro këtij propozimi.

Kundër ishin një deputet, kurse nuk kishte asnjë abstenim.

Pas dështimit të këtij votimi, Dehari e ka ndërpre seance

Obligohen të ndërpres seancën, sepse s`ka kuorum dhe shihemi të hënën në ora 10:00”, ka thënë Dehari.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë kundërshtuar sërish këtë propozim.

Ndonëse nuk kanë marrë fare pjesë në këtë votim zyrtarët e këtyre partive kanë bërë me dije se propozimi i VV-së është antikushtetuese.

Pas ndërprerjes së seancës kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sërish se kjo parti nuk ka votë për Albulena Haxhiu.

Krasniqi fillimisht para mediave deklaroi se Vetëvendosje po e përdor deputetin Astrit Deharin.

“Duke keqpërdor në mënyrë më eklatante një njeri të moshuar, që është deputet, z.Dehari, edhe sot tentuan që vërtetë të imponojnë vullnetin e tyre, duke shkelur Kushtetutën.

Qytetarët nuk na kanë votuar as për ta shkelë ligjin, as për ta shkelë Kushtetutën” – tha ai, transmeton Nacionale.

Tutje, ai theksoi qartë se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun.

“As herën e parë, as herën e 10-të, as herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye të ketë një figurë të tillë.

E dimë edhe në siç e dini edhe ju, Albin Kurti nuk ka vota për me u bë kryeministër. Dhe kjo është arsyeja pse po e mban peng shtetin, Kuvendin” – tha Krasniqi.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se VV-ja ka ndryshuar strategji.

Pas ndërpres së seancës, ajo ka vlerësuar se kjo parti më nuk po kërkon votë për Albulena Haxhin, por për një komision për votim të fshehtë.

“Tash Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar strategji. Në vend se të vendos emrin e Albulena Haxhiut ka bërë një taktikë dhe po kërkon votë për një komision për votim të fshehur, të cilën tashmë e kemi argumentuar jo vetëm ne, por edhe ekspertet jashtë kuvendit, se është shkelje ligjore dhe kushtetuese ndryshimi i mënyrës se votimit në proces”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, qasja e VV-së është antikushtetuese.

“Në nuk do të votojmë dhe nuk do të bëhemi pjesë e një shkelje të tillë. Na vjen keq sidomos për z. Dehari, i cili si kryesi i seancës nuk përfaqëson VV, nuk është aty se partia e tij i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurit. Është aty për shkak të moshës dhe asgjë tjetër. Ai duhet të përcjell skenarin e përgatitur na sekretariati i Kuvendit dhe jo skenarin e VV-së”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme