“Nuk ia vlen me ekzistu legjislatura”: Konjufca dëshpërohet pas mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare
Sot është mbledhur sërisht Kuvendi i Kosovës në një seancë të rregullt, ku parashihej të votoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare.
Megjithatë, në lidhje me këto marrëveshje ndërkombëtare, nuk kishte vota të mjaftueshme të votoheshin, për shkak të refuzimit politik të opozitës. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare janë shtyrë për votim në një seancë tjetër.
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas këtij dështimi ka vlerësuar se një legjislaturë që nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, nuk meriton të ekzistojë.
“Veç me thënë të drejtën, unë si kryetar i Kuvendit mendoj që një Kuvend që nuk e ka kapacitetin e tij objektiv me i kalu marrëveshjet ndërkombëtare, nuk ia vlen me ekzistu legjistratura hiç” – deklaroi disi i mërzitur Konjufca.