"Nuk e di vallahi": Vëllai i gruas së Sveçlës përfitoi fond nga Qeveria prej parave për komunitete - NACIONALE

"Nuk e di vallahi": Vëllai i gruas së Sveçlës përfitoi fond nga Qeveria prej parave për komunitete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vëllai i gruas së ministrit Xhelal Sveçla duket se ka arritur që të përfitojë një fond nga Qeveria e Kosovës.

Kështu raporton Albanian Post në një artikull që i dedikohet kësaj çështjeje.

Mentor Barani duket se ka fituar fond nga paratë për minoritete.

“Nuk e di vallahi,” – thuhet të jetë përgjigjur Barani pasi është pyetur pse ishte mes fituesve. Pra, pse kishte fituar nga ky fond.

Organizata e tij quhet “Vullntei rinor”.

“O nuk e di, me pyet projekt-menaxhin ai mundet me ditë. Po 5000 euro janë,” – thotë në vazhdim Berani duke aluduar se kjo shumë nuk ishte aq e madhe.

Kujtojmë se dje këshilltarja e Kurtit, Elizabeth Gowing, kishte thënë se nuk do të punonte më në Zyren për Çështje të Komuniteve që funksionon në kuadër të Zyres së Kryeministrit të Kosovës.Vëll

Lajme të ngjashme