Non Grata: Sali Berisha lëshon ‘fake news’, thotë që Vlora Hyseni bëri vizitë sekrete në Beograd - NACIONALE

Non Grata: Sali Berisha lëshon ‘fake news’, thotë që Vlora Hyseni bëri vizitë sekrete në Beograd

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sali Berisha ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka bërë një akuzë të rrezikshme ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shqiptar (ShISh), kosovares Vlora Hyseni.

“Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s.” - ka shkruar dr. Berisha.

Por, Nacionale merr vesh nga burime të sigurta se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Znj. Hyseni – që ishte zyrtare e lartë e AKI-së – nuk ka pasur vizitë sekrete në Beograd.

Berisha vazhdon tutje me komente, duke thënë se vizita në fjalë “dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivëllaut të tij Vuçiq, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.”

Tutje, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, u shpreh se “vizita ishte goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë”.

Berisha për më keq, megjithëse iu referohet medieve, ai nuk tregon se për cilat media e ka fjalën.

Postimi i plotë i z. Berisha:

Lajme të ngjashme