Edi Rama e propozon Vlora Hysenin për shefe të ShIK-ut, ishte shkarkuar nga AKI-ja në Kosovë - NACIONALE

Edi Rama e propozon Vlora Hysenin për shefe të ShIK-ut, ishte shkarkuar nga AKI-ja në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka propozuar Vlora Hysenin, si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar.

‘’ ot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.’’- ka shkruar Rama.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës , kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri kur në detyrën e drejtorit të AKI-së u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe flet disa gjuhë të huaja.

Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së sajë, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendës drejtoreshë e AKI-së, në 28 shkurt 2019, nga ish presidenti Hashim Thaçi, për të u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.” - thuhej në njoftimin e presidencës.

Lajme të ngjashme