Njohësi i çështjeve juridike: Vendimi i Osmanit për shtyrje të zgjedhjeve është anti-kushtetues
Shtyrja e zgjedhjeve në Veri të Kosovës, nga ana e Presidentes, Vjosa Osmani del të jetë shkelje e kushtetues.
Kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve juridike, Albert Krasniqi.
“Ti sot tërhiqesh prej një vendimi që e ke marrë dhe e bën në kundërshtim me Kushtetutën. Pa i respektu aktet e tua ligjore, për shkak se presidentja nuk ka të drejtë të anulojë një datë të zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi në Pressing në T7.
Ai tutje ka thënë se data e zgjedhjeve mund të shtyhen vetëm nëse shpallet situatë e jashtëzakonshme.
“Nuk e di pse pret presidentja, në Veri po cenohet rendi kushtetutës”, ka thënë Krasniqi.
Në Veriun e Kosovës ishte përcaktuar që zgjedhjet të mbahen me datën 18 dhjetor, mirëpo Presidentja Osmani në koordinim me partitë politike kanë vendosur që këto zgjedhje të shtyhen deri në prill të vitit 2023.