Njësia Speciale stërvitet me programin e SWAT-it nga ambasada amerikane - NACIONALE

Njësia Speciale stërvitet me programin e SWAT-it nga ambasada amerikane

1 vit më parë

nga Col Mehmeti

Pjesëtarë të njësitit të posaçëm për ndërhyrje të Policisë së Kosovës kanë përfituar nga një kurs pesë javor nga ambasada amerikane.

Lajmi është afishuar në llogarinë e kësaj përfaqësie diplomatike në platformën sociale ‘X’.

Aty është vlerësuar se ky kurs trajnimi e fuqizon bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Përgëzime për Njësinë Speciale për Intervenim të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit pesëjavor të SWAT-it të udhëhequr nga Programi për Ndihmë kundër Terrorizmit pranë Sigurimit diplomatik. Trajnimi juaj fuqizon bashkëpunimin për siguri mes ShBA-së dhe Kosovës dhe e mban të sigurtë ambasadën e ShBA dhe vendet tona. Falemnderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, është thënë në njoftimin e ambasadës amerikane.


Lajme të ngjashme