Njeriu i fortë: Deputet Bajqinovci që tri vjet ruan pozitën e lartë në Agjencinë Anti-Korrupsion - NACIONALE

Njeriu i fortë: Deputet Bajqinovci që tri vjet ruan pozitën e lartë në Agjencinë Anti-Korrupsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, ende i ruhet pozita në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilën e kishte pezulluar në dhjetor të vitit 2019. Ndonëse ligji parasheh që pozitat e pezulluar të plotësohen pas 3 muajsh, APK-ja që tri vite nuk e ka zgjedhur askënd shef të Zyrës për Mbështetje dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është mjaft aktiv në aktivitetin e tij si përfaqësues i popullit. Ai aktiv ka qenë edhe kur ishte punonjës i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, pasi në të njëjtën kohë kishte ushtuar edhe profesionin e gazetarit në KTV, si autori i emisionit “Puls”.

Pasi kishte vendos të merrej me politikë dhe të bëhet pjesë e listës së VV-së për deputet, ai është kujdesur që ta ruaj vendin e përhershëm të punës në agjenci.

Duke e shfrytëzuar mundësinë ligjore, ai kishte vendosur ta pezullonte pozitën e tij si Shef i Zyrës për Mbështetje dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Pezullimi i punës në shërbim civil për individët që vendosin të bëhen pjesë të politikës nuk është risi. Këtë veprim e kanë bërë më herët edhe individë të tjerë.

Por, rasti i deputetit Bajqinovci është më specifik.

Pezullimi i pozitës në Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për tu bërë deputet mund të jetë konflikt interesi. Sepse drejtorin e kësaj agjencie e zgjedhin deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mënyrë, vota e deputetit mund të këtë ndikim në zgjedhjen e drejtorit të agjencisë.

Ky rast bëhet më problematik për faktin se kjo pozitë është dashur të plotësohet brenda pak muajsh, siç e thotë ligji.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se ende nuk e ka plotësuar pozitën e Shefit të Zyrës për Mbështetje dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilën e ka mbajtur Bajqinovci.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, APK-ja ka treguar se tani janë në proces të riorganiizmit dhe pas këtij procesi do të plotësohet të gjitha pozitat e lira.

Pas aprovimit të ligjit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në gusht të vitit 2022, Agjencia është në proces të riorganizimit strukturor dhe funksional, rrjedhimisht pas këtij procesi do të shpallen dhe plotësohen të gjitha pozitat e lira dhe që lejohen me ligj”, është thënë në përgjigjen e APK-së për gazetën Nacionale.

Agjencia nuk ka treguar, nëse pezullimi i kësaj pozitë për postin e deputeti është konflikt interesi.

Përpjekjet e Bajqinovcit për ta ruajtur vendin e punës

Deputetit i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka shfrytëzuar çdo mundësi ligjore për ta ruajtur vendin e punës në APK-së, ku ka kontratë të përhershme.

Pasi kishte vendosur të bëhet pjesë e listës së VV-së për deputetë, më 5 dhjetor 2019 agjencia kishte nxjerr vendim për pezullim të dakordua të marrëdhënie së punës.

Në piken dy të vendimit thuhej se z. Bajqinovci ka të drejtë të kthehet në vendin e tij të punës ose në pozitë të barasvlefshme, pas pushimit të kushteve që kanë kushtëzuar marrjen e këtij vendimi, konform nenit 58 të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Ligji për Zyrtarët Publikë përcakton në mënyrë të qartë se kur një zyrtarë publikë mund ta pezullon pozitën e tij.

Mirëpo, në neni 58 ligji tregon se për sa kohë mund të mos plotësohet pozita që zyrtari publikë e pezullon.

Në paragrafin dy të këtij neni specifikohet se në rastin e pezullimit për një afat deri në 3 muaj, pozita e mëparshme e punës nuk plotësohet.

Kur Qeveria Hoti kishte rënë, Bajqonovci kishte bërë edhe një përpjekje për ta ruajtur vendin e tij në punës në APK.

Tani ai kishte kërkuar pushim pa pagesë.

Më 2 prill 2021, me vendim të Drejtorit të AKK, bazuar në nenin 55 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, i është aprovuar kërkesa për pushim pa pagesë për shkak të zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka treguar APK-ja për gazetën Nacionale.

Në këtë mënyrë, ish-drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli, me 4 shkurt të vitit 2021 kishte nxjerr vendim që Bajcinovcit i mundësohej pushim pa pagës.

Z. Mefail Bajqinovci, udhëheqës i Zyrës për Mbështetje Profesionale dhe Bashkëpunim, në Agjencinë kundër Korrupsionit, i aprovohet kërkesa për pushim pa pagesë. Pas kalimit të periudhës së pushimit pa pagesë, nëpunësi civil ruan të drejtën e kthimit në pozitën e mëparshme apo ekuivanete me të”, është thënë në këtë vendim.

Mefail Bajqinovci ka filluar angazhimin e tij në Agjencinë Kundër-Korrupsion (pararendëse e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit) më 25 maj të vitit 2007.

Pozita që ka mbajtur ai ka qenë Shef i Zyrës për Mbështetje dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Sipas APK-së, koeficienti i pozitës që ka mbajtur në AKK është 9.5.

Lajme të ngjashme