Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, Policia: Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se personi që ka vdekur ka qenë i hospitalizuar që nga data 9 marsi 2026.
Sipas raportit policor, viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.
“Prishtinë 24.03.2026-13:15. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.