Një lokal në Prishtinë përfshihet nga flakët
Raportohet se një lokal në Prishtinë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme në lagjen Ulpiana.
Këtë rast e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësja e policisë për zonën e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
"Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal.
Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore." - ka thënë Ahmeti.