Një i vdekur në një vetaksident me motoçikletë në rrugën Gjakovë – Prizren
Një person i moshës 33-32 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës
Sipas policisë, motoçiklisti ka qenë pa helmet dhe e ka humbur kontrollin dhe si shkak i lëndimeve ka ndërruar jetë.
“Një motoçiklist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin. Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar nga motori dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve.” – ka thënë komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.