Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spital të Pejës, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi që një foshnje ka arritur në Spitalin Rajonal të Pejës pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka njoftuar se foshnja ishte dërguar në spital për kontroll mjekësor dhe mjeku kujdestar kishte konstatuar se ishte sjellë pa shenja jete.
Rugova ka bërë të ditur se foshnja është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes.” – ka bërë të ditur Rugova.
