“Një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë”, në prani të Osmanit inaugurohet sheshi “Kosova” - NACIONALE

“Një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë”, në prani të Osmanit inaugurohet sheshi “Kosova”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar arbëreshet për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.

Gjatë vizitës në Itali, ajo ka vizituar ka vizituar Kalabrinë për të parë nga afër arbëreshet .

Komuna e Frasnitës e ka nderuar të paren e shtetit të Kosovës me çmimin “Gjergj Kastrioti”.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite kjo komunë ka inauguruar sheshin “Kosova”.

Arbëreshët, shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falenderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”. Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka shkruar Osmnai në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme