Një burrë e gjen një të vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një burrë në Shtërpcë.
Sipas policisë, një burrë ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së tij e kishte vërejtur një trup të pa jetë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjeksor.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Shtërpcë / 23.11.2024 – 07:51. Ankusi mashkull/k ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij kishte vërejtur një trup të pa jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.