Një banesë, dy vetura dhe 40 mijë euro në bankë: Cila është pasuria e Reshitajt për të cilën u kërkua t'i hiqej mëditja?
Albena Reshitaj u akuzua sot nga kryekuvendari Glauk Konjfuca se kishte qëndruar “vetëm 10 sekonda” në seancë dhe kërkoi që asaj t’i ndalej mëditja. Natyrisht, Reshitaj pretendoi se ka qëndruar gjysmë ore dhe se kishte dalë pasi pa se deputetët opozitarë nuk ishin aty. Por, a do të mbeste keq pa mëditjen znj. Reshitaj?
Në bazë të deklarimit të Pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deputete Reshitaj del të jetë mes më të varfërve në legjislaturën e VIII.
Ajo ka deklaruar një banesë në vlerë të 68 mijë e 500 eurove në emër të saj, të blerë më investime dhe kredi në vitin 2015.
Po ashtu, Reshitaj thotë se i posedon edhe dy vetura në emër të saj. Njëra e blerë në vitin 2012 me vlerë prej 6 mijë euro, ndërsa tjetra e blerë më 2021 me vlerë prej 16 mijë e 376 eurosh. Goxha precize, apo jo?
Por, deputete Reshitaj një pasuri të konsiderueshme e mban në bankat komerciale të vendit.
49 mijë e 964 euro i ka deklaruar se i posedon në ProCredit. Ndërsa, edhe 597 të tjera në TEB.
