Nis takimi mes Escobar-it dhe presidentes Osmani
Ka filluar takimi ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç thuhej në njoftimin e Zyrë së Presidencës, ky takim fillon nga ora 09:00, e që më pas do të mbahet një konferencë për media.
Vlen të theksohet se menjëherë pas takimit me presidenten Osmani, emisari Escobar do të pritet në takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Takimi në mes të tyre është paralajmëruar që të mbahet në ora 10:20.
Pas Konjufcës, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i cili do të zhvillohet në ora 11:00.
