Agjenda e takimit të sotëm të Escobar-it me liderët kosovarë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të takohen me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky takim në mes të Kurtit dhe Escobar pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 11:00, ndërsa me Presidenten Osmani pritet që të fillojë nga ora 09:00.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës, më pas Escobar dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media duke filluar nga ora 10:00.
Përveç Kurtit e Osmanit, Escobar pritet që të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Takimi ndërmjet tyre pritet të mbahet në ora 10:20.
