Nis takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës: U shton ndihmën financiare
Ka filluar takimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me politikanët serbë të Kosovës, ku po merr pjesë edhe kryeministrja Ana Bërnabiq e anëtarët e tjerë të kabinetit.
Mediumi serb “Kosovo-Online” raporton se në takimin në Rashkë po marrin pjesë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq e Dalibor Jevtiq.
Tutje, bëhet e ditur se deri më tani, Vuçiq në takim ka bërë të ditura disa masa për të cilat raportohet se “do të kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të Serbisë”.
Ai ka thënë se janë pajtuar që ta rrisin pensionin aktual prej 11 mijë në 20 mijë dinarë.
“Masa e dytë që e kemi rpopozuar është fuqizim ekonomik për personat e papunësuar, personat pa të hyra…” – ka thënë ai.
Ai citohet të ketë thënë se personat me nivel më të ulët të edukimit do të marrin 45 mijë dinarë secili, ndërsa ata me nivel më të lartë, do të marrin 80 mijë dinarë.
“Kjo është një masë shumë e rëndësishme për “qeveritë” në Republikën e Kosovës.” – tha ai.
Ndërkohë, Vuçiq raportohet se dëshiron edhe që “të përmirësojë punën e institucioneve shëndetësore në Kosovë” përmes punësimit të 50 doktorëve dhe 50 infermierëve.
