"Ngushëllime; duam hetim pse u vranë dy nga serbët që u dorëzuan": Reagon Lista Srpska, ngre pretendime si Vuçiqi - NACIONALE

"Ngushëllime; duam hetim pse u vranë dy nga serbët që u dorëzuan": Reagon Lista Srpska, ngre pretendime si Vuçiqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka reaguar më në fund për sulmet vrastare dhe terroriste të djeshme nga formacione ushtarake të armatosura rëndë ku shlri se “shpresim ngushëllimet për jetët e humbura të serbëve dhe policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike në Banjskë”.

Reagimi i Listës Serbe vjen mu pas konferencës për media të Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Policisë së Kosovës, ku u tregua se janë gjetur dëshmi që Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, mund të ketë qenë organizator i sulmti terrorist dhe pjesëmarrës edhe vetë në sulme me grupin e uniformuar.

Do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, ka shkruar Lista Serbe.

Lista Serbe shkruan se bën “thirrje për paqe dhe vetëpërmbajtje” dhe ka kërkuar që në veri të ketë prezencë të EULEX-it dhe KFOR-it.

Prej më shumë se një viti ne paralajmërojmë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë po përshkallëzon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Të panumërta janë herat që kërkuam nga KFOR-i që të ngrejë forcat e veta dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenonte Kurtin, gjithmonë bënim thirrje për paqe... por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, ka shkruar Lista Serbe.

Lajme të ngjashme