Ngjarja tragjike në Lipjan: Tre trupat ende s'janë larguar nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Ngjarja tragjike në Lipjan: Tre trupat ende s'janë larguar nga vendi i ngjarjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka raportuar pak më parë rreth një rasti tragjik që ka ndodhur në fshatin Rufc të Lipjanit se janë gjetur tre persona të vdekur.

Burimet e Klan Kosova kanë bërë të ditur se raportohet që babai ka vrarë djalin e tij dhe gruan më pas edhe vetën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhët gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj ka bërë të ditur se edhe pas 4 orëve kur ka ndodhur tragjedia, trupat e pajetë ende nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nikaj ka njoftuar se prokurori rastin është në vendin e ngjarjes dhe se personi i dyshuar që ka kryer krimin është kryefamiljar, i cili ishte i punësuar si teknik në një shollë.

“Trupat e viktimat ende nuk jon tërheq nga vendi i ngjarjes edhe pse kanë kaluar 4 or që kur ka ndodhë rasti. Prokurori është në vendin e ngjarjes. Personi që dyshohet se e ka kryer veprën është kryefamiljari ka qenë ish-punëtorë teknik në një shkollë.” – ka raportuar ajo.

Nikaj ka bërë të ditur se fqinjët janë deklaruar se asnjëherë nuk kanë dëgjuar për ndonjë mosmarrëveshje tek kjo familje.

Si dhe Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes gjithashtu, të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët.

“Fqinjët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar më parë ndonjë për mosmarrëveshje. Gjithashtu Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën në të dyja anët dhe as banorët nuk po lejohen të kalojnë.” – ka bërë të ditur Nikaj.

Lajme të ngjashme