"Ngjallet" ambasadori i dyshuar për korrupsion, merr pjesë në një iftar
Mbase emri më i lakuar javëve të fundit në vendin tonë dhe jo vetëm.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është ngjallur pas një kohe të gjatë, që atëherë kur u bë pjesë e ballinave të mediave, si i dyshuar për shpërlarje të një shume të majme parash, përcjell Gazeta Nacionale.
Vet Nacionale pat raportuar ekskluzivisht për këtë skandal, që përfshinte edhe njeriun që i fitoi zgjedhjet sot e një javë më parë në Slloveni, Golob.
Tani, Berishaj, ka reaguar vetëm me pamje, por kurrsesi me shkrim. Ai ka marrë pjesë në një iftar, teksa shihet me figura të njohura.
Lajmin e konfirmoi Amabasada e Republikës së Kosovës në Zagreb përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".