Ngacmohet seksualisht një grua, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt nga prokurori
Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në Prizren.
Policia e Kosovës njofton që një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Sipas raportit të Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 01-05.06.2023 Më datë 06.07.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.