Nga rritja e pagave, menaxhimi i krizës me rrymë, te raportet me aleatë: Abdixhiku prezanton 15 pikat e Qeverisë së Unitetit - NACIONALE

Nga rritja e pagave, menaxhimi i krizës me rrymë, te raportet me aleatë: Abdixhiku prezanton 15 pikat e Qeverisë së Unitetit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 15 pikat me të cilat do të merrej Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Pikat përfshijnë nga pagat, te kriza me rrymë, e deri te raportet me aleatë.

15 pikat:

Pikat e kësaj agjende që keni para vetes sot, kanë autorizimin e kryesisë së LDK-së, grupit parlamentar, në mbledhjen e mbajtur më 15 maj. Janë dokument i LDK-së.

Qeveria e Unitetit Kombëtar do të fokusohej në 15 pika themelore e ato janë:

Pika e parë, funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiazimi i tyre. Të përmbyllim zgjedhjen e të gjitha vendeve vakante që presin votimin e Kuvendit. Ka urgjencë në vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, pasi nëse kriza vazhdon, Gjykata Kushtetuese mund të mbetet pa kuorum. Republika mbetet pa Gjykatë Kushtetuese. Departiazimi i institucioneve të pavarura kushtetuese, dhe zgjedhjen e të gjitha emërtimeve me U.D që i kemi andej Kosovës.

Pika e dytë është po aq e rëndësishme, ka të bëjë me dakordimin për rritjen e pagave dhe zbatimin e Ligjit të Pagave.

Pika e tretë do të ishte Pakoja Emergjente për Menaxhimin e Krizës Energjetike. Pako gjithëpërfshirëse për çështjen e energjisë. Zgjidhje e veçantë edhe krizës së tanishme, protestës së sektorit privat, duke gjetur rrugëdalje mes qeverisë së unitetit.

Pika e katërt, nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Do të niste hartimin e planit kombëtar për gazifikimin, dhe procedura për ndërtimin e centralit me gaz. Dakordohemi më pas, që projektin ta vazhdojë kushdo qe vjen në pushtet.

Pika e pestë, me rëndësishmja, ka të bëjë me rindërtimin e partneritetit me BE-në dhe Amerikën, kthimi i besimit me BE-në dhe Amerikën. Platformë unike me të gjitha partitë, për dialog me Serbinë. Do të bëjmë platformë të brendshme, të dakorduar, me të cilën do të zotohet secila palë në implementim të plotë. Ristrukturimi i shërbimit diplomatik të Kosovës.

Pika e gjashtë, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pikë e shtatë, Vettingu në sistemin e drejtësisë, miratimi i aspektit ligjor, e më pas pilot-procesi i Vetingut.

Pika e tetë, qeveria do të hiqte të gjitha procedurat burokratike, ndërtimin e spitalit të ri, ndarjes së buxhetit për trajtimin e deponive të mbeturinave në tërë vendin.

Pikë e nëntë, flasim për reformën kushtetuese në stabilitetin institucional. A do të duhej të kemi ndryshime kushtetuese, që të mos mblidhemi vazhdimisht pa ndonjë rezultat.

Prioritet do t’i jepej krijimit të një komisioni ad-hoc me përfaqësim të gjerë për reformë kushtetuese. Fokus për përcaktimin e procedurave për konstituimin e Kuvendit, sigurimin e balancës mes pushteteve, a je deputet, a ministër, a u.d në të njëjtën kohë. E vëmë Kosovën në binar.

10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.

Pika e 11, përgatitja për Lojërat Mesdhetare që po vihen në rrezik.

Pika e 12, reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pika 13, rishikimi i formulës për buxhetin e komunave, të gjitha komunave, dhe ndryshimeve legjislative, përfshirë ndarjen e buxhetit për kontrata kolektive.

Pika 14, përgatitja për zgjedhje të rregullta e të lira demokratike brenda 10 muajve.

E fundit, mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare. Me shoqëri civile e media, për të raportuar mbi zbatimin e kësaj agjende.

Lajme të ngjashme