Nga dëshmia e babait të Ledionit që humbi jetën në tragjedinë e Gllogjanit, deri te nervoza e akademik Hamitit: Krejt çka ndodhi në gjyq këtë javë
Tragjedia e tmerrshme e Gllogjanit, ku kishin mbetur të vrarë 3 persona në autobusin që po kthehej nga shkolla, tashmë ka marrë rrugën e zbardhjes. Anipse sikur skenë filmi, e vërteta që duhet të dal, kërkon dëshmi e dëshmitarë.
Për t’a zbuluar vrasësin apo vrasësit e shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy të miturit Ledion Hamzaj e Genta Mustafaj, këtë të premte para të dyshuarëve Kastriot, Kreshnik e Halil Mehmetajt, e para profesionistëe të fushës, dëshmoi babai i Ledionit që mbeti i vrarë, Beqë Hamzaj.
“Me çu djalin në shkollë e met ardh me arkivol nuk ish lehtë.” – ka thënë ndër të tjera ai.
Dëshmitari Hamzaj ka folur edhe për të akuzuarin Halil Memetaj ku ka përmendur vdekjen e vajzës së tij, që sipas aktakuzës thuhet se kjo ka qenë pikë nisja që ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Këtë javë para gjykatës ka dalë edhe Eraj Temaj, i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, me pasojë vdekjen. Në këtë rast i vdekur kishte mbetur Jeton Temaj.
Por, gjykimi u shtye, e ekipi e as vet Eraji, nuk patën nëvojë të ballafaqohen me gjyqtarët. Por ajo që i ballafaqoi, madje shumë e indinjuar ishte nëna e viktimës, për faktin se djali i saj ka mbetur i vdekur, ndërsa i dyshuari është në liri.
Në anën tjetër, një problem tashmë i moçëm politik, ku Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca akuzohet se ka gjuajtur gaz në Kuvend, po vazhdon të ecën ngadalë.
Këtë javë është dashur të dëshmoj ish-deputeti Sabri Hamiti, i cili erdhi në seancë. Por Glauku harroi të vij. E akademik Hamiti u nervozua tejmase.