"Nga aspekti moral, ishte vendim i duhur", flet piloti amerikan që bombardoi forcat serbe - NACIONALE

"Nga aspekti moral, ishte vendim i duhur", flet piloti amerikan që bombardoi forcat serbe

1 muaj më parë

nga NACIONALE

25 vjet më parë NATO filloi bombardimet për të ndaluar spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga forcat serbe. Piloti amerikan, Phil Haun, ishte një nga ushtarët e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë që mori pjesë në këtë mision. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai rrëfeu disa nga momentet e kësaj eksperience. I pyetur nëse vendimi për të ndërhyrë ishte i drejtë, ndonëse deklaroi se është një pyetje e vështirë, Haun tha se aleanca ushtarake bëri gjënë e duhur "nga aspekti moral, duke marr parasysh atë që po ndodhte në Kosovë".

“Është e vështirë për mua ta them. Ende punoj për Departamentin e Mbrojtjes dhe më duhet të them se këto janë pikëpamjet e mia dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Pentagonit. Kam menduar shumë për këtë gjë. Nga aspekti moral, ishte vendim i duhur, duke marr parasysh atë që po ndodhte në Kosovë. Unë jam angazhuar në shumë konflikte, në Irak, në Bosnjë, Afganistan dhe Kosovë. Për mendimin tim, përdorimi i forcës asnjëherë nuk është zgjidhja e dëshiruar, apo që të bën të ndihesh mirë. Por më duhet ta pranoj, ajo që bëmë mbi qiejt e Kosovës, më bën të ndihem shumë mirë për përdorimin e forcës ushtarake", tha ai.

Lajme të ngjashme