Nesër mbahet Konventa e LDK-së, çfarë pritet të ndodhë? - NACIONALE

Nesër mbahet Konventa e LDK-së, çfarë pritet të ndodhë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër më datën 19 nëntor 2023, mbi 350 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhen në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në Kuvendin e X-të zgjedhor, aty ku do të zgjedhin kreun e partisë për mandatin e ardhshëm. Por, çfarë pritet të ndodhë?

Duke filluar nga ora 14:00, kryetarët e të gjitha degëve të LDK-së në Kosovë dhe delegatë të tjerë pritet të mblidhen në kryeqytet, ku aty do të zgjedhin të parin e partisë. Në Kuvendin e X-të zgjedhor, kësaj radhe kreu aktual, Lumir Abdixhiku ka kundërshtar Faton Bislimin, e që nuk dihet se a do të ketë kandidat të tjerë.

Gjithashtu në këtë kuvend, pritet të shpalosen 100 zotimet e publikuara tashmë e të punuara detajisht për muaj të tërë në Konventën Programore “Rruga e Re”.

Në adresimet e tij, i pari i LDK-së Abdixhiku vazhdimisht ka theksuar se kjo platformë është zgjidhja e vetme për Kosovën.

Abdixhiku, ka bërë me dije se “Rruga e re” ka për qëllim të adresojë sfidat dhe të krijojë vizionin e ardhshëm të Kosovës në të gjitha fushat.

Në një njoftim, LDK ka bërë të ditur se gjatë këtyre muajve janë angazhuar mbi 35 mijë anëtarë në gjithë këtë proces, burra e gra, të rinj e të reja që besojnë në vizionin e LDK-së e në projektin “Rruga e Re”.

Gjatë kësaj kohe, LDK ka mbajtur edhe proceset zgjedhor në të gjitha degët ku edhe në fund do të kulmojë në Kuvendin e LDK-së.

Për Kuvendin e X-të zgjedhor, janë përfshirë edhe dy forumet brenda kësaj partie, Forumi i Gruas dhe Forumi i të rinjve.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se ka filluar mobilizimi i madh i anëtarëve të LDK-së për Konventën Programore ‘Rruga e Re’.

Tutje ajo njoftoi se “energjia e shpalosur nga gratë dhe vajzat e LDK-së tregon për një angazhim dhe një synim të qartë për përparim dhe sukses të përbashkët

Pas Forumit të Gruas është mobilizuar edhe Forumi i Rinisë i cili është nën udhëheqjen e Paris Gurit.

Guri ka mbajtur takim me të gjithë kryetarët e të rinjve të LDK-së nëpër qytete, ku të pranishëm ishin edhe një pjesë e anëtarëve të rinj të kësaj partie.

Le të ringritemi si një!” – ka shkruar ai në njërin nga statuset.

LDK në mobilizimin e saj për 19 nëntorin ka publikuar edhe këngë, përmes saj ka bërë thirrje për tubimin “Rruga e Re”.

Besën ta kam dhanë;

Rrugën për me ça;

T’fortë kur jemi;

Hapi s’ndalet;

Po marshojm.” – thuhet në vargjet e këngës.

Lajme të ngjashme