LDK prezanton logon e programit të ri politik “Rruga e Re” - NACIONALE

LDK prezanton logon e programit të ri politik “Rruga e Re”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zbuluar logon e programit të ri politik, i njohur si "Rruga e Re".

LDK-ja ka bërë të ditur se specifikat e programit "Rruga e Re" do të prezantohen zyrtarisht në muajt e ardhshëm, duke i dhënë një formë të plotë dhe të detajuar vizionit të partisë për të ardhmen e Kosovës, ka raportuar KosovaPress.

Kujtojmë se Abdixhiku muajt e fundit vazhdimisht ka folur për “Rrugën e Re”, e cila sipas tij synon ndër të tjera daljen nga kriza njëvjeçare dhe me detyrimet ndërkombëtare që ka Kosova, parandalimi i politikave të gabuara etj.

“Rruga e re po merret me zgjedhjet në Veri, me daljen nga kriza një vjecare dhe me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova. Rruga e Re do të shpaloset paralelisht me programin e LDK-së. Po punojmë drejtë asaj se si të parandalojmë një qeveri që arsyeton politikat e gabuara. Si tek çështja e mediave, prokurorisë e të tjera. Dua të hap një Rrugë të Re. Rruga jonë e re nuk është kthim në rrugën e vjetër. Derën nuk ia hapim së shkuarës. As së tashmes së Albin Kurtit. Kjo mendësi qeverisëse është e pandryshueshme dhe po e rrënon gjithë atë që Kosova ka ndërtuar”, kishte deklaruar Abdixhiku në Rubikon.

Lajme të ngjashme