"Rruga e Re" e LDK-së: 5 mijë euro kush bën fëmijën e tretë - NACIONALE

"Rruga e Re" e LDK-së: 5 mijë euro kush bën fëmijën e tretë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në “Rrugën e Re” të LDK-së, parashihet edhe një program për fëmijët.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot do të prezantohen 100 projektet e “Rrugës së Re”.

Në këto projekte, LDK-ja ka menduar edhe një program për fëmijët.

Sipas asaj që është prezantuar shkurtimisht, LDK parashikon që për fëmiun e tretë të ndahen 5 mijë euro.

Ndërkohë, i pari i LDK-së, ka thënë se programi i plotë i projekteve do të prezantohet në muajin tetor dhe nëntor.

Gjatë ditës së sotme do t’i publikoj në dy pjesë të 100 projektet e zotimet e ‘Rrugës së Re’. Ato janë të elaboruara në një program voluminoz e të detajuar i cili në plotni do të prezantohet në Konventën e madhe programore të Lidhjes Demokratike gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Lajme të ngjashme