Nepotizmi kalon: Vëllai i deputetit të VV-së, në listë të ngushtë për sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes - NACIONALE

Nepotizmi kalon: Vëllai i deputetit të VV-së, në listë të ngushtë për sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës muajin e kaluar ka filluar procedurat për zgjedhjen e Sekretarit të Përhershëm në Ministri të Mbrojtjes. Kësaj pozite të rëndësishme ia ka mësyrë edhe Gafurr Dugolli, i cili është vëlla i deputetit të VV-së, Enver Dugolli.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtareve Publikë, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka futur Dugollin në listë të ngushtë për këtë pozitë të lartë drejtuese.

Njoftimin që e ka siguruar gazeta Nacionale tregon se Gafurr Dugolli është renditur si kandidati i parë që do t`i vazhdoj procedurat për përzgjedhjen për këtë pozitë.

Lista e ngushtë për kandidatët që vazhdojnë procedurën e metejme të rekrutimit për pozitën, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes janë: Gafurr Dugolli, Mirsim Beqiri”, thuhet në njoftimin që e ka siguruar gazeta Nacionale.

Sipas Rregullores për Pranim, Vlerësim dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues, vlerësimi i këtyre dy kandidatëve do të bëhet nga një komision tjetër.

Pas nënshtrimit të testeve, komisioni do t`i rekomandojë Qeverisë të dy kandidat për emërim. Emërimi bëhet më një votim formal në Qeveri të Kosovës.

Konkursi, i cili është shpallur muajin e kaluar, ka qenë i hapur për të gjithë të interesuarit që i kanë plotësuar kushtet e kërkuara.

Deputeti i VV-së, Enver Dugoli, më herët ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vërtetohen dyshimet e shoqërisë civile dhe opozitës

Shoqëria Civile dhe opozita vazhdimisht e kanë kritikuar Qeverinë Kurti se në borde të ndërmarrjeve publike dhe poste kyçe në administrata po vendos njerëz partiak.

Sipas tyre, kjo po bëhet për t`i kapur institucionet e pavarura.

Naim Jakaj, hulumtues në IKD, kohë më parë ka thënë për gazetën Nacionale se ëshët shqetësuese fakti që shumë pozita kyqe ushtrohen nga zëvendësues.

Përgjegjësinë për zgjedhjen e sekretarëve e bartin ministritë përkatëse, përderisa praktika e tillë e udhëheqjes së administratës shtetërore me Ushtrues Detyre përbën praktikë të keqe, paaftësi e pushtetit dhe fitohet perceptimi në publik se qëllimi është për t’i kapur këto pozita. Për më tepër, edhe në gjetjet vjetore paraprake të Zyrës Kombëtare të Auditimit është vlerësuar si praktikë që mund të ndikojë keq në punën dhe organizimin e institucioneve shtetërore”, ka thënë Jakaj.

Ai ka thënë se nëpër disa ministri procesi i zgjedhjes se sekretareve ka dështuar disa herë.

"Kjo nuk është e tëra. Edhe agjencitë e tjera ekzekutive dhe rregullatore në kuadër të Qeverisë, vazhdojnë të jenë me ushtrues detyre. Disa nga ministritë rezulton të kenë dështuar të paktën dy herë për zgjedhjen e pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm e në disa ministri nga tre herë. Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Arsimit, dhe Ministria e Mbrojtjes kanë dështuar deri në tre herë për përzgjedhjen e pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm”, ka vlerësuar ai.

Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet duke i kritikuar qeveritë e kaluar për nepotizen dhe punësime partiake. Në dy vitet e para, Qeveria Kurti nuk ka dalluar shumë nga qeveritë e kaluara.

Deri me tani mediat vazhdimisht kanë raportuar se si partia në pushtet në bordet dhe pozita të larta drejtuese ka emëruar njerëz të partisë dhe familjarë të ministrave e deputetëve.

Gjysma e mandatit Qeverinë Kurti e ka gjetur edhe me institucione shumë të rëndësishme pa udhëheqës. Ndonëse e ka shumicën në Kuvend, mazhoranca ka dështuar ta zgjedh kryeprokurorin e Shtetit, Bordin e Trustit Pensional, Drejtorin e ATK-së dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore.

Lajme të ngjashme