Nëntë muaj mësim e veç një javë pushim - ankesa nga Këshilli i Prindërve
Nxënësit e shkollave të nivelit parauniversitar tashmë e kanë mbyllur pushimin njëjavor.
Ata nesër do t'u kthehen bankave shkollore për të vijuar me pjesën tjetër të mbetur të vitit.
Megjithatë, ndaj kësaj forme të programit ka ankesa edhe nga Këshilli i Prindërve. Jo vetëm kaq.
Sipas psikologëve, idealja do të ishte që pas çdo dy muajve proces mësimor, të ketë një javë pushim.
Sipas RTK-së, në hulumtimin “Mbingarkesa Kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë “ të realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, në sistemin arsimor në Kosovë zhvillohet mësim përgjatë 185 ditëve, derisa pushim prej 13 javëve.
