Nënsekretarja e SHBA-së: Me Osmani diskutuam edhe për Asociacionin - NACIONALE

Nënsekretarja e SHBA-së: Me Osmani diskutuam edhe për Asociacionin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen në konferencë për medie pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmendur edhe Asociacionin.

Nënsekretarja Allen ka thënë se me Osmanin për hapat e Kosovës për integrimin euro-atlantik, duke përmendur Asociacionin.

Unë dhe presidentja Osmani këtë mëngjes e patëm një takim produktiv sa i përket dezinformimit, mbështetjes së shoqërisë civile dhe angazhimit multilateral. Gjithashtu diskutuam edhe për çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik dhe evropian të Kosovës. Ne e mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë. E di që është shumë e rëndësishme edhe për ju presidentja Osmani. Diskutuam edhe për hapat kryesorë për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe. Biseduam edhe për investimet në rini, trajnime dhe edukime për te siguruar një të ardhmë të ndritur.” – ka thënë ajo.

Allen do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme