Nënkryetarja e PE-së: Komisioni vendosi masa njëanshëm ndaj Kosovës, po dërgohen sinjale kontradiktore - NACIONALE

Nënkryetarja e PE-së: Komisioni vendosi masa njëanshëm ndaj Kosovës, po dërgohen sinjale kontradiktore

4 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley ka deklaruar se Komisioni Evropian vendosi në mënyrë të njëanshme sanksione ndaj Kosovës.

Siç citohet të ketë thënë ajo në një intervistë për gazetarën gjermane “Frankfurter Rundschau”, përmes kësaj po dërgohen sinjale kontradiktore.

“Në mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, për shembull, Komisioni vendosi në mënyrë të njëanshme sanksione vetëm për Kosovën shtatorin e kaluar. Duke bërë këtë, ai po dërgon sinjale kontradiktore.” – raportohet se ka thënë ajo.

Vlen të theksohet se në qershor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Këto masa, hynë në fuqi pas zhvillimeve në veri dhe të njëjtat qëndrojnë ende.

Lajme të ngjashme