Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj në Fushë-Kosovë, policia jep detaje - NACIONALE

Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është raportuar për një person të zhdukur në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se një grua ka njoftuar policinë se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë 05.09.2025-16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë policore”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme