Nëna e Astrit Deharit pas zhdukjes së mostrave: Ka qenë vdekja e dytë e Astritit
Nëna e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, Xhemile Dehari ka treguar për Debat Plus, se si e ka përjetuar momentin kur ka kuptuar se janë zhdukur mostrat e djalit të saj.
Ajo ka thënë se ka dëgjuar në lajme për humbjen e mostrave, ndërsa e ka cilësuar rastin si, ‘vdekja e dytë e Astritit’.
“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe,”- është shprehur ajo në Debat Plus.
Kujtojmë se për ngjarjen skandaloze, njoftoi fillimisht ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila në një konferencë për media tha se, “disa nga provat e dëshmisë në rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Dehari në burg, janë zhdukur.”
Për këtë gjë, ministrja fajësoi zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
