E vërteta dhe konfirmimi: A po i ‘barazon’ VV-ja Astrit Deharin me Adem Demaçin? - NACIONALE

E vërteta dhe konfirmimi: A po i ‘barazon’ VV-ja Astrit Deharin me Adem Demaçin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, më 26 shkurt, aktivisti i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka ditëlindjen. E ashtu si Demaçi, ditëlindjen e 33 do ta kishte festuar edhe aktivisti i VV-së Astrit Dehari që vdiq në rrethana të dyshimta. Ka kritika e VV-ja e Kurtit po ‘barazon’ të dy. Por, a është e vërtetë një gjë e tillë?

Analisti Ilir Mirena e quajti “pafytyrësi” mënyrën se si po i bënte përkujtimet Vetëvendosja e Albin Kurtit.

“Pafytyrësi të provosh ta barazosh një jetë sakrifice të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, me një aktivist të VV-së që ka vdekur në vitin 2016.” – u shpreh Mirena në Facebook.

Por, a është përnjëmend kështu?

Kryeministri Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook, i bëri bashkë përmes inicialeve të tyre: “AD, 26 shkurt”. Simbolika në fjalë është barazuese, por çka thonë rreshtat?

“Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësie ende e munguar në Kosovë.” – u shpreh ai.

Pra, Demaçi ishte “e vëreta e shqiptarëve në raport me Serbinë” ndërkohë që Dehari ishte “konfirmimi i asaj të vërtete (të shqiptarëve në raport me Serbinë) dhe drejtësie ende të munguar në Kosovë.”

Për ta ilustruar atë që po thotë Kurti, nga kjo kuptojmë se Demaçi është e vërteta ndërkohë që Dehari është konfirmimi i asaj të vërtete.

Përveç Kurtit, edhe Vetëvendosje në Prishtinë ka shkruar për njërin dhe tjetrin.

“Baca Adem ishte dhe mbetet frymëzim për ne. Është shembulli më i mirë se si njeriu i sfidon kufijtë personal të rezistencës e të qëndrueshmërisë kur është në pyetje ardheu dhe kombi. Shoku jonë Astriti është modeli i aktivistit të palodhshëm e të drejtë, që udhëhiqet nga parime dhe ideale të pastra e të larta...”

Kjo vetëm sa na shkakton edhe më shumë huti në lidhje me ‘barazimin’ e mundshëm.

Por, një fjali tjetër i mëshon vijë mohimi një shenje të tillë barazimi:

“Periudha, forma e kapacitete të ndryshme të aktivitetit, por ideale e qëllime të ngjashme: liri e çlirim, zhvillim e bashkim”.

Është, apo s’është barazim? Po i lëmë lexuesit tanë që të vendosin kësaj radhe.

Lajme të ngjashme