Në Turqi, ndërtesa e tij u shemb sikur të ishte prej letre, por po ndërton edhe në Mal të Zi - NACIONALE

Në Turqi, ndërtesa e tij u shemb sikur të ishte prej letre, por po ndërton edhe në Mal të Zi

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Mehmet Yasar Coskun, pronari i kompleksit të apartamenteve të shkatërruar nga tërmeti, u ndalua një javë më parë në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga Turqia. Kompleksi i tij rezidencial Renaissance Residence ndodhej në provincën Hatay në Turqinë juglindore. Coskun po tentonte të udhëtonte drejt Malit të Zi, raporton agjencia turke Anadolu.

Arrestimi u bë me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit Publik në lagjen Gaziosmanpasa të Stambollit.

Sipas raportit, Coskun udhëtonte shpesh drejt Malit të Zi me një shumë të vogël parash. Megjithatë, mediat turke shkruajnë se Coskun tërhoqi një shumë më të madhe parash atë ditë dhe se bashkëpunëtorët e tij e dinin dhe njoftuan autoritetet.

Kompleksi i tij rezidencial 12-katësh kishte gjithsej 250 apartamente dhe ndodhej në lagjen Antakya të Hatajit. Kompleksi reklamohet si një rezidence luksoze qe përputhet me rregulloren e ndërtimit. Megjithatë, ai u shkatërrua plotësisht nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi qytetin e Gaziantep të hënën e kaluar, i cili u pasua shpejt nga një tërmet me magnitudë 7.5 në provincën Kahramanmaras. Besohet se rreth një mijë njerëz jetonin në kompleks.

“Ata që kanë qenë të pakujdesshëm, që kanë bërë gabime dhe që janë përgjegjës për pasojat pas tërmetit do të identifikohen dhe do të mbajnë përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag, shkruan Middle East Eye.

“Ndërtesa që supozohej të ishte më e sigurta në këtë pjesë të qytetit u shemb nga tërmeti si një shtëpi prej letrash”, thuhet në Twitter.

Siç raporton Blic, pikërisht për shkak të sigurisë kanë zgjedhur banesat në atë kompleks, të cilët, të vetëdijshëm për tërmetet e mundshme, kanë dashur të jenë sa më të sigurt, dhe gjatë shpalljes së projektit dhe ndërtimit është theksuar pikërisht kjo: ndërtesa është ndërtuar sipas të gjitha rregullave kundër tërmeteve.

Coskun ndërton edhe në Mal të Zi

Portali malazez Press ka marrë informacione se Coskun është një nga pronarët e kompanisë Antis Montenegro, e cila ka ndërtuar një ndërtesë katërkatëshe në Budva.

Është interesante, shkruan Blic, se bëhet fjalë për një ndërtesë që praktikisht varet në një shkëmb mbi Budvë.

“A lejohet ndërtimi në atë zonë dhe sa i sigurt është objekti për t’u zhvendosur duhet të kontrollohet nga organet kompetente shtetërore. Ka pasur një faqe në Facebook me emrin e kompanisë Antis Montenegro, por ajo faqe nuk funksionon më. Ka pasur gjithashtu një faqe interneti aktive dhe e një kompanie që gjithashtu është mbyllur”, shkruajnë mediat malazeze. /Nacionale/

Lajme të ngjashme