Në Times Square në Nju Jork shfaqet logoja e UÇK-së dhe Policisë, nderohet polici i ndjerë Afrim Bunjaku
Në Times Square-in e famshëm të Nju Jorkut është nderuar heroi më i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në një nga bilbordët ikonikë të sheshit ikonikë të Kosovës u shfaq logoja e Policisë së Kosovës me mbishkrimin: “Falemnderit heronjve tanë. Policisë së Kosovës!” Rrnoftë Kosova Republikë”
Po ashtu, në një tjetër bilbord që shfaqet menjëherë pas saj, shkruhej thënia që u bë e famshme dje nga ana e Afrim Bunjakut.
“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri.”
Aty shihet uniforma e UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së njëra pas tjetrës.