“Në spital të thashë lamtumirë, nga Haga mirupafshim në parajsë”: Një vit nga takimi i fundit i Thaçit me babanë e tij në spital - NACIONALE

“Në spital të thashë lamtumirë, nga Haga mirupafshim në parajsë”: Një vit nga takimi i fundit i Thaçit me babanë e tij në spital

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë një vit kur ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte liruar përkohësisht nga paraburgimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Kjo vizitë ishte e shkurtër dhe u realizua nën masa të rrepta sigurie.

Vetëm disa ditë pas kësaj vizite, Haxhi Thaçi kishte ndërruar jetë.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Një veprim i tillë i gjykatës i kritikua ashpër, duke u vlerësuar si një akti jonjerëzor nga ana e Gjykatës Speciale.

Vetëm disa ditë më pas, Gjykata Speciale e kishte lejuar atë që të vizitonte familjen dhe varrin e babait të tij.

Megjithatë, ai kishte dërguar një kurorë për varrin e prindit.

Mbishkrimi që ishte vendosur në kurorë kishte nxitur reagime të forta emocionale në vend.

Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, kishte shkrua Thaçi mbi kurorë.

Gjatë kësaj vizite, ai për disa orë kishte qëndruar me prindërit e tij në klinikë.

Deri tek klinika Interne e QKUK-së, ish-presidenti i Kosovës ishte sjell nga një eskortë e veturave të EULEX-it dhe numër i madh i policëve.

Arritja e Thaçit në Kosovë ishte pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët.

Pas publikimit të lajmit për aderimin e tij në Kosovës, shumë qytetarë ishin mbledhur para klinikes ku do të hynte ish-kryeministri i Kosovës.

Dalja nga makina dhe ngjitja shkalleve të klikës u përcoll me ovacione nga qytetarë.

Derisa këta të fundit thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së, ish-presidenti i kishte përshëndetur me dorën lartë.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dhe tani janë në pritje të vendimit.

Pas fjalëve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes, gjykata tashmë është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar.

Pritja për këtë vendim po shoqërohet me interes të madh publik. Këto pritje për vendimin që pritet të merret në këtë verë janë optimiste.

Shumë qytetarë dhe përfaqësues politikë kanë shprehur besimin e tyre në pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe në karakterin çlirimtar të luftës së saj.

Ata kanë bërë me dije se i vetmi vendim i drejt për Hashim Thaçin dhe të tjerët është shpallja e pafajshme e tyre.

Lajme të ngjashme