Në prani të ministrit Peci u largua dhunshëm vajza e vogël: Çka dihet për rastin?
Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe media vendore ka tmerruar opinionin publik, ku shihet një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë, duke kërkuar lëmoshë në një kafe. Pikërisht në atë tavolinë, qëndron i ulur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili përkundër se fëmija u largua dhunshëm nga lokali, nuk reagoi. Deri më tani, kreu i listës "Guxo’" nuk ka pranuar të flasë për rastin, ndërsa një ish-deputet egjiptian, u shpreh mjaft i shqetësuar nga këto pamje.
Ministri Peci së fundi duket të jetë pjesë e një videoje mjaft tmerruese. Nuk dihet se kur është xhiruar e njëjta, por shihet se ky i fundit, po pinte kafe me një njeri tjetër.
Aty pranë, një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë kërkon lëmoshë, por nuk merr ndonjë reagim nga z.Peci. Sidoqoftë, në këtë situatë, reagoi një kamarier i lokalit, që në mënyrë të tmerrshme, e largon nga lokali.
Nacionale e ka kontaktuar ministrin por ky nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj situate, duke u përgjigjur si vijon: “Pyetjet pasi keni bërë fillimisht postime, nuk kanë kurrfar kuptimi”.
Pavarësisht kësaj, sërish tentuam të marrim një qëndrim nga ministri, por ky i fundit deri më tani nuk ka na ka kthyer përgjigje.
“Raste shqetësuese”
Në lidhje me këtë ngjarje, Nacionale bisedoi me ish-deputetin egjiptian, Veton Berisha, i cili u shpreh mjaft i shqetësuar për këto raste.
“Këto raste janë shqetësuese për mu. Për faktin, se e para, në çfarë gjendje janë komunitetet dhe kanë fillu me u bë tradicionalisht lypsar, sepse ata duhet me mbijetu diqysh.” – na tha ai.
Ai ka përmendur se rasti ndodhi në prezencë të ministrit, duke thënë se ky i fundit, të paktën do të duhej të reagonte.
“Fëmijët në rrugë, që në mënyrë institucionale ish dashtë nashta me u kujdes. Shqetësimi i dytë është se në prezencë të ministrit, ngrehet fëmija zhag, qitet jashtë. Edhe mënyra qysh e bën kamarieri, e papranueshme. S’kam koment, jam tepër i lënduar, nuk po di çka me thënë. Është akt i dënueshëm, të paktën ministri ish dashtë me reagu sepse para syve të tij po ndodhë kjo ngjarje.” – ka thënë ai.
Në fund, Berisha na i tha edhe disa fjalë të tjera për ministrin Peci, për të cilin, vlerëson se “nuk ka asnjë reflektim”.
“Ndoshta ai s'ka dhimbje, por si ministër pak me u dokë para njeerëzve, ish dashtë me reflektu. Por po shihet se as si minister, as me ndjenjë njerëzore, s’e ka asnjë reflektim.” – tha ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Sa është i pasur z.Peci?
Në krejt këtë situatë, na u desh që ta shohim edhe një herë pasurinë e ministrit të Qeverisë Kurti II dhe bashkëkryetarit të ministers Gërvalla në “Guxo”.
Peci në seksionin e pasurisë së paluajtshme ka deklaruar një banesë 97 metra katrorë me vlerë 67 mijë e 500 euro. Pastaj, edhe një shtëpi me 144 metra katrorë në vlerë prej 40 mijë eurove sipas tij. Por, ai ka edhe një tokë të madhe që thotë se i kushton 250 mijë euro, dhe një tokë tjetër më të vogël në vleër të 21 mijë eurove.
Peci ka deklaruar se e ka blerë një veturë në vitin 2018 në vlerë të 11 mijë eurove.
Sa i përket parave të gatshme, ai i ka 8 mijë euro në xhirollogarinë në Reiffeisen. Ndërsa, bashkëshortja e tij i ka 706 euro në një llogari në BKT.
Të ardhurat vjetore që i ka marër për nëntë muaj të vitit 2021, janë 11 mijë e 67 euro. Derisa, i ka marrë ede 4980 euro duke punuar në Presidencë gjatë muajve të parë të atij viti.
Vlen të kujtojmë se z. Peci është bashkëkryetar i Listës Guxo që është themeluar nga bashkëpunëtorët e presidentes Vjosa Osmani.


