Video: Largohet dhunshëm nga lokali një vajzë e vogël që po kërkonte lëmoshë te tavolina e ministrit Peci
Një sjellje tmerrësisht e pahijshme sapo është raportuar në mediet e vendit, dhe ku i përfshirë është edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci.
Derisa ai po e shijonte kafenë e tij me një njeri të panjohur i avitet një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë në vendin tonë. Peci madje as nuk kthen kryet për të refuzuar kërkesën e vajzës së vogël për lëmoshë.
Kamarieri i lokalit, pasi sheh vajzën që nuk po largohej derisa po kërkonte lëmoshë, dhe e cila ndodhej afër tavolinës së ministrit, e merr atë dhunshëm për ta larguar krejtësisht nga lokali.
Peci duket sikur shikon atë veprim por përsëri nuk denjon që të bëjë ndonjë veprim, në bazë të një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok.
Nacionale po provon të kontaktojë me ministrin Peci për të marrë një qëndrim për rastin.