Në prag të takimit me Kurtin, Vuçiq pranon letër nga Macron, Scholz e Meloni, nuk dihet përmbajtja
Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në presidencën e Aleaksandar Vuçiq.
Kjo letër ka mbërritur tek Vuçiq në prag të takimit të së hënës së 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti.
Transmetuesi publik i Serbisë RTS, ka njoftuar se letra ka mbërritur, por sipas tyre përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur.
RTS ka njoftuar se ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme.
Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq pritet të takohet në Bruskel, ku në këtë takim pritet gjithashtu nënshkrimi i propozimit evropian.
